Konferenca për shpalljen e hapjes së Thirrjeve për Propozime projektesh
Me datë 10 dhjetor 2012, në Tirana International Hotel u mbajt Konferenca per shpalljen e Thirrjes së parë për përzgjedhjen e Projekteve (Call for Proposals) ne kuadrin e Programit Italo-Shqiptar te Konvertimit te Borxhit per Zhvillim. Në seancen e hapjes së Konferences, e moren fjalën Ministri i Financave Ridvan Bode dhe Ambasadori Italian Massimo Gaiani. Punimet e Konferences u drejtuan nga Andrea Senatori, Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës italiane. Bashke-drejtoret e Njesise Teknike te Mbeshtetjes se Programit, Mariarita Capirci dhe Ermonela Myrtezani, ilustruan me detaje thirrjen per aplikim dhe iu pergjigjen pyetjeve dhe kerkesave per sqarime te pjesemarresve. Ne Konference moren pjese përfaqesues te institucioneve publike shqiptare qëndrore dhe vendore si dhe përfaqesues të OJQ-ve italiane dhe shqiptare, të enteve vendore italiane dhe të Organizmave Ndërkombetare të pranishëm në Shqipëri.