IADSA II - Çelja e Thirrjes së Dytë për Propozime 20.03.2023
Në datën 20 Mars 2023 u çel thirrja e Dytë (Call for Proposals) e Programit IADSA II për financimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Kjo iniciativë ju drejtohet agjencitë sektoriale kombëtare shqiptare dhe bashkive shqiptare, projektet mund të realizohen në bashkëpunim me bashkitë shqiptare, organizata jofitimprurëse (OJF-OSHC) shqiptare dhe italiane, Ente Lokale Italiane dhe Universitetet Italiane ose Shqiptare.
Të pranueshëm do të jenë projektet të cilët përfshijnë sektorët dhe fushat parësore të mëposhtëme: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, shëndetësinë publike përfshirë edhe atë parandaluese, asistencën sociale të komunitetit, përfshirjen sociale e subjekteve në rrezik varfërie dhe përjashtimi nga shoqëria, zhvillimin terrritorial të qëndrueshëm, përmirësimin e sistemit kulturor dhe turistik shqiptar nëpërmjet promovimit territorial, kontributit në menaxhimin inteligjent të mbetjeve urbane, rritjes së ndërgjegjësimit për përdorimin e energjisë së rinovueshme, nxitjes së zhvillimit të bujqësisë dhe promovimit të zgjidhjeve inovative për zonat e mbrojtura dhe eko-të brishta. sistemeve.
Shuma e financimeve që mund të kërkohen nga IADSA duhet të jetë nga 400.000 (katërqind mijë) deri në 500.000 (pesëqind mijë) Euro (ekuivalentë në Lek me kursin e këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë në datën e publikimit të Thirrjes së Dytë për Propozime të IADSA II).
Thirrja dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja e Programit IADSA http://www.iadsa.info. Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 22 May 2023 ora 12:00 (mesditë).