IADSA II - Çelja e Thirrjes së Parë për Propozime 31.10.2019
Çelja e thirrjes së parë për propozime - IADSA II
Në datën 31 tetor 2019 u çel thirrja e parë (Call for Proposals) e Programit IADSA II për financimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim dhe integrim të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me Programin e Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Kjo iniciativë ju drejtohet 61 bashkive shqiptare, projektet mund të realizohen në bashkëpunim me organizata jofitimprurëse (OJF-OSHC) shqiptare dhe italiane, Ente Lokale Italiane dhe Organizata Ndërkombëtare.
Të pranueshëm do të jenë projektet të cilët përfshijnë sektorët dhe fushat parësore të mëposhtëme: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, shëndetësinë publike përfshirë edhe atë parandaluese, asistencën sociale të komunitetit, përfshirjen sociale e subjekteve në rrezik varfërie dhe përjashtimi nga shoqëria, zhvillimin terrritorial të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe grave.
Shuma e financimeve që mund të kërkohen nga IADSA duhet të jetë nga 200.000 (dyqind mijë) deri në 400.000 (katërqind mijë) Euro.
Thirrja dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga faqja e Programit IADSA (http://www.iadsa.info). Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 31 Janar 2020 ora 12:00 (mesditë).