Shpalljen 15 projektet e miratuara me vlerë totale prej 4.8 milionë Eurosh
Në datën 10 Mars në Tiranë, Ambasadori Z. Alberto Cutillo dhe Ministri i Financave Z. Arben Ahmetaj shpallën finacimin e 15 projekteve të reja të cilët arritën rezultatet më të larta në procesin e përbashkët të vlerësimit të projekt propozimeve të prezantuara në këtë Thirrje nga bashkitë në përgjigje të Thirrjes së Pestë të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA). Ishin prezentë kryetarët e bashkive përfituese të financimit sëbashku me përfaqësues të partnerëve të tyre italianë dhe shqiptarë. I pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, (AICS) Z. Nino Merola.
Ministri i Financave Z. Arben Ahmetaj shprehu konsideratën e tij të lartë për Programin IADSA, për bashkëpunimin e frytshëm midis palëve dhe për mbështetjen e dhëna nga Italia për Shqipërinë. Në fjalën e tij Ambasadori Cutillo e përkufizoi Programin Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit si një nga instrumentet më të avancuara të bashkëpunimit, efikas në mbështetjen e zbatimit të politikave sociale të qeverisë shqiptare në nivelin qëndror dhe atë vendor duke kontribuar në krijimin e sinergjive midis subjekte shqiptare dhe italiane, institucioneve publike si dhe shoqërisë civile. Me thirrjen e pestë burimet financiare të fazës së parë të Programit të Konvertimit janë angazhuar tërësisht dhe për këtë arsye Ambasadori falenderoi të gjitha institucionet e përfshira nga Programi, së pari 40 institucione publike ekzekutuese të projekteve të financuara nga IADSA; në mënyrë të veçantë 32 bashkitë të cilat kanë përfituar nga kontributi IADSA dhe që përbëjnë më shumë së gjysmën e bashkive duke konfirmuar kështu angazhimin e Italisë në përkrah Shqipërisë në kuadrin e e gjerë të procesit të anëtarësimit të saj në Komunitetin Evropian.
15 projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga fondi i finacimit të konvertimit të borxhit në shumën prej 4.8 milionë Eurosh. Ata i shtohen 42 projekteve të tjera të financuara më parë me një total prej 15.7 milionë Eurosh, 20 prej të cilëve tashmë kanë përfunduar me sukses. 15 projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës së shkollave duke ndihmuar në eliminimin e pengesave arkitektonike të cilat pengojnë frekuentimin e tyre nga fëmijët me aftësi të kufizuara; krijimin e hapësirave të reja për organizimin e të rinjve në favor të shoqërizimit dhe krijimin e mundësive që ata të shprehin aftësitë dhe krijimtarinë e tyre; një projekt do të bëjë të mundur përforcimin e shërbimit shëndetësor parësor në një bashki aktualisht në kushte të vështira; projekti i paraqitur nga Bashkia Tiranë ka si qëllim të sigurojë një strehë për ata që nuk e kanë atë; ndërsa dy projekte të tjera, respektivisht ai i bashkise së Vlorës dhe ai i bashkisë së Himarës kanë si qëllim promovimin e turizmit të përgjegjeshëm dhe të qëndrueshëm për të favorizuar punësimin në jug të vendit, dhe së fundmi, projekti i prezantuar nga Bashkia e Korçës do të mundësojë krijimn e një hub-i agroushqimor në një zonë të predispozuar ndaj bujqësisë dhe e administruar kryesisht në nivel familjar.