Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Katërt për Propozime
Në datën 14 tetor 2015 u mbajt në Tiranë në Pallatin e Kongreseve, Konferenca e Hapjes së Thirrjes së Katërt të Programit të Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) e cila ju drejtohet kryesisht 61 bashkive të reja shqiptare për finacimin e projekteve në sektorin social. Në Konferencë morën pjesë Ministri shqiptar i Financave Z. Shkëlqim Cani, Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë Shqiptare Z. Niko Peleshi. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori. Në Konferencë u prezantua Thirrja e Katërt e IADSA-s për autoritet shqiptare pjesmarrëse si dhe për partnerët e shumtë të pranishëm. Në pjesën e dytë të Konferencës pjesmarrësit ju drejtuan pyetje sqaruese të dy bashkë-drejtorëve të TSU-së, Znj. Mariarita Capirci dhe Z. Ismail Ademi. Konferenca është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve publike shqiptare të nivelit qendror. Konferenca ofroi një mundësi takimi midis autoriteteve publike shqiptare dhe partnerëve të mundshëm, OJF italiane dhe shqiptare, ente lokale italiane dhe organizma ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri.Thirrja e Katërt dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen nga hapësira download e kësaj faqe. Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 28 janar 2016 ora 12:00.