Konferenca në Shkodër për të prezantuar Thirrjen e Katërt për Propozime
Në datën 16 dhjetor 2015 u organizua në Shkodër konferenca e prezantimit të Thirrjes së Katërt për Propozime. Konferenca u organizua nga Konsulli italian i Nderit në Shkodër, prof. Vito Stigliani, dhe u ndoq nga përfaqësuesit e Prefekturave, Qarqeve dhe Bashkive të Shqipërisë së Veriut. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të OJQ-ve si shqiptare dhe italiane, të cilat punojnë në rajonet veriore të vendit. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të enteve territoriale italiane. Në konferencë ishte i pranishëm Ambasadori i ri Italian në Shqipëri, H.E. Alberto Cutillo me rastin e vizitës zyrtare në Konsullatën e Nderit të Shkodrës.