Rreth nesh

Çfarë është Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim

Programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar përfshin një instrument inovativ financiami, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), e cila ka për qëllim të mbështesë zbatimin e projekteve në sektorin social, propozuar nga institucionet përkatëse Publike Shqiptare dhe të seleksionuar bashkarisht nga të dyja palët në kuadrin e Programit Italo-Shqiptar të Asistencës për Zhvillim.

Projektet e pranueshme, duhet të bazohen mbi prioritetet strategjike të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, strategjitë e rishikuara sektoriale dhe ndërsektoriale dhe Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marëveshjes së Asocim Stabilizimit. Gjithashtu duhet të bazohen në sektorët e mëposhtëm prioritarë: arsim, aftësim profesional, shëndet publik, përfshirjen sociale të kategorive të margjinalizuara, gjenerimin e punësimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit në një prespektivë afatgjatë duke kontribuar në krijimin e vendeve të lira të punës edhe në zonat rurale të vendit.

Projektet përzgjidhen përmes Thirrjeve për Aplikim, të cilat shpallen në mënyrë periodike. Lejohen të aplikojne Institucionet Publike shqiptare në nivel qendror dhe lokal. Bashkëpunimet ose Partneritetet me NGO Shqiptare dhe/ose Italiane, me Rajonet dhe entet vendore italiane dhe/ose me Organizata Ndërkombëtare (IIOO) për implementim të pjesshëm ose të plotë të projekteve, janë të lejueshme.

Të reja
Njoftime