Konferenca e Çeljes së Thirrjes së Pestë për Propozime
Në datën 20 Shtator 2016 u mbajt në Ministrinë e Financave një konferencë shtypi për çeljen e Thirrjes së Pestë (Call for Proposals) të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA), e cila ju drejtohet 61 bashkive shqiptare për finacimin e projekteve në sektorin social. Konferenca u hap nga Ministri i Financave Z. Arben Ahmetaj. Më pas, fjalën e mori Ambasadori Italian në Tiranë, Z. Alberto Cutillo. Në Konferencë ishte i pranishëm edhe Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Z. Andrea Senatori. Morën pjesë gazetarët të shtypit të shkruar dhe të kanaleve televizive kryesore vëndase.
Ministri Ahmetaj dhe Ambasadori Cutillo theksuan sëbashku faktin se IADSA është një instrument financiar inovativ në kuadrin e nismave dypalëshe të bashkëpunimit, me efikasitet të lartë mbështetës për komunitetet lokale. Vetëm 4 vjet nga fillimet e tij në kuadrin e 4 thirrjeve të para, IADSA ka financuar 42 projekte me një vlerë totale prej 15.7 milionë Eurosh. Në fjalët e tyre përshëndetëse ata nënvizuan faktin se në projektet e financuara nga IADSA mund të shihet tashmë arritja e rezultateve konkrete dhe të dukshme e në dobi të drejtëpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë, veçanërisht të atyre më të prekshëm.
Ministri Ahmetaj vlerësoi rolin e deritanishëm të partnerëve italianë në kuadrin e IADSA-s të cilët vënë në dispozicion të institucioneve publike shqiptare kompetencat, eksperiencën dhe idetë për të ndërtuar sëbashku rrugë të reja për zhvillimin shoqëror në Shqipëri por dhe për të krijuar partneritete të reja që mund të shërbejnë për programet e Bashkimit Evropian.
Në fjalën e tij Ambasadori Cutillo, bëri një përmbledhje të objektivave të kësaj thirrje dhe solli në vëmëndjen e të pranishmëve firmosjen e pak kohëve më parë të Marrëveshjes së re të konvertimit të borxhit për 20 milionë Euro shtesë, e realizuar edhe falë pjesmarrjes së larte të deritanishme në IADSA, të vëmëndjes ndaj tij nga institucionet publike shqiptare dhe nga partnerët e tyre italianë, nga cilësia e projekteve dhe zbatimi i tyre përbashkët italo-shqiptar, monitorimi dhe vlerësimi që kanë konfirmuar efikasitetin e plotë të këtij instrumenti ndihmues të zhvillimit.
Thirrja e Pestë dhe shtojcat e saj mund të shkarkohen në këtë faqe në download. Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 21 Nëntor 2016 ora 12:00