Thirrja e Parë për Propozime: projektet e miratuara
Thirrjes së parë për propozime të shpallur më 10 dhjetor 2012 dhe të mbyllur në 28 shkurt 2013 iu përgjigjën 92 projekt propozime nga e gjithë Shqipëria për një total financimesh të kërkuar prej 18 milionë eurosh. Bëhet fjalë kryesisht për projekte në fushën e formimit profesional e atë të përforcimit të arsimit fillor në zona me mangësi të theksuara por edhe për përmirësimin e shërbimit shëndetësor bazë dhe atë parandalues si dhe iniciativa për të mbështetur integrimin social dhe ekonomik të grupeve shoqërore më të prekura apo zhvillimin e integruar rural të zonave në vështirësi dhe të marxhinalizuara. Pjesmarrja në thirrjen e parë ka qëne gjithëpërfshirëse: 15 projekt propozime janë prezantuar nga administrata të ndryshme publike qëendrore, 16 nga këshillat e qarqeve dhe më shumë se 40 nga bashkitë dhe komunat pjesa më e madhe e të cilave nga zonat rurale në vështirësi. Në pritje të thirrjes tjetër e cila parashikohet të publikohet tremujorin e fundit të këtij viti, në datën 24 prill 2013 do të bëhen publikë 13 projekt propozimet të cilët arritën të mernin më shumë pikë në procesin e vlerësimit të 92 projekt propozimeve të prezantuara dhe që në këtë menyrë do të përfitojnë nga fondi i financimit për konvertimin e borxhit i cili arrin në shumën 4,5 milionë euro. Niveli i lartë i pjesmarrjes, vëmendja e kushtuar nga institucionet publike shqiptare, cilësia e projekteve si dhe vlerësimi dy palësh italo-shqiptar tregojnë efikasitetin e plotë të këtij instrumenti si ndihmë për zhvillim. Nga 13 projektet e seleksionuar që do të finacohen, 2 janë në nivel kombëtar, 1 rajonal dhe 10 lokale. Midis këtyre të fundit 5 do të financojnë rikonstruksionin e 4 shkollave fillore dhe të një çerdheje si dhe të 1 shkolle të mesme me mangësi të theksuara infrastrukturale dhe rrezikshmëri të lartë për nxënësit dhe mësuesit; 3 projekte kanë për qëllim përmirësimin e aftësive dhe vënien në dispozicion të burimeve shtesë në nivel lokal për rinovimin teknologjik të këtij sektori, shumëllojshmërinë e prodhimit bujqësor dhe tregëtimin e tij ; 2 projekte kanë pë qëllim mbështetjen e zhvillimit territorial respektivisht 1 në ambjent rural me vështirësi të theksuara dhe 1 tjetër në zonat periferike me prezencë të fortë të minoriteteve dhe të kategorive më të prekshme. 2 projekte të tjera synojnë mbështetjen e procesit të deinstitucionalizimit të asistencës për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit sikurse e parashikon edhe ligji, duke favorizuar në këtë mënyrë decentralizimin e shërbimeve sociale në ndihmë të familjeve me njerëz me aftësi të kufizuara që ndodhen në kushte kritike të administruara në shkallë rajonale me pjesmarrjen aktive të Bashkive dhe të Komunave. Në njërin prej këtyre projekteve aplikuesi është Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale dhe në tjetrin Qarku i Vlorës në bashkëpunim me 5 ente të ndryshme lokale, 19 fshatra të asaj zone si dhe me Departamentin e Rajonal të shërbimeve sociale. Dhe së fundi, projekti i 13 i aprovuar ka si qëllim të tijin të mbeshtesë dhurimin e gjakut si dhe shërbimet e grumbullimit dhe të kontrollit të tij. Nga të 13 projektet e përzgjedhur sikurse u tha dhe më lart 2 janë në nivel kombëtar, 2 janë të lokalizuar në veri të Shqipërisë, 1 në qendër, 4 në jug-lindje dhe 4 në jug-perëndim.