Thirrja e Dyte: Projekt Propozime të financuara
Thirrjes së dytë për propozime të shpallur më 9 dhjetor 2013 dhe të mbyllur në 17 mars 2014 iu përgjigjën 96 projekt propozime nga e gjithë Shqipëria për një total financimesh të kërkuar prej 20 milionë Eurosh. Bëhet fjalë kryesisht për projekte në fushën e përmirësimit të arsimit bazë në zona me mangësi të theksuara; përforcimit të formimit profesional; përmirësimin e shërbimit shëndetësor bazë dhe atë parandalues; iniciativa për të mbështetur integrimin social të grupeve shoqërore më të rrezikuara dhe punësimin e të rinjve; zhvillimin e integruar rural për të krijuar mundësi të reja punësimi nëpërmjet qasjes LEADER. Në pritje të thirrjes tjetër e cila parashikohet të publikohet në dhjetor të këtij viti, në datën 23 shtator 2014, Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani dhe Ministri i Financave Z. Shkëlqim Cani firmosën kontratat për financimin e 12 Projekteve të cilët arritën të merrnin më shumë pikë në procesin e përbashkët të vlerësimit të projekt propozimeve të prezantuara në këtë thirrje sipas vendimit të Komitetit të Menaxhimit të IADSA. I pranishëm në ceremoninë e shpalljes së fituesve ishte edhe Zëvendëskryeministri Z. Niko Peleshi i cili rikonfirmoi rolin thelbësor të Italisë në mbështetje të Shqipërisë si donatori i parë dypalësh dhe se Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit (IADSA) përbën një mjet efektiv bashkëpunimi përmes krijimit të sinergjive midis subjekteve shqiptare dhe italiane, institucioneve publike dhe segmenteve të ndryshme të shoqërisë civile. Në përfaqësi të autoriteteve publike qendrore fituese në kuadrin e thirrjes së dytë morën pjesë Ministri i Shëndetësisë Z. Ilir Beqaj dhe Ministri i Bujqësisë Z. Edmond Panarit. 12 Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga fondi i financimit për konvertimin e borxhit i cili arrin në shumën 4,6 milionë Euro të barazvlefshme. Institucionet publike shqiptare të cilat kanë paraqitur 12 Projektet fituese përfaqësohen nga ministritë për 5 projekte dhe nga autoritet lokale për 7 të tjerët ndër të cilët, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisëm, Ministria e Inovacionit si dhe Bashkitë e Korçës, Çorovodës, Fierit, Himarës, Pukës, Burrelit dhe Bulqizës. Nga 12 projektet e seleksionuar që do të finacohen, 4 janë në nivel kombëtar, 3 janë të lokalizuar në veri të Shqipërisë, 3 në jug-lindje dhe 2 në jug-perëndim dhe janë të projektuara për të zgjeruar trajnimin teknik profesional në fushën e modës për industrinë e këpucëve; për ristrukturimin e ndërtesave të papërdorshme shkollore; për të nxitur përfshirjen shkollore të fëmijëve shurdh-memecë përmes futjes dhe përdorimit të teknologjive të reja të informacionit; për të nxitur përfshirjen sociale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara; për të forcuar parandalimin e kancerit për gratë; për të futur një Sistem të ri të Informacionit Shëndetësor për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe të shpenzimeve publike në shëndetësi; për zhvillimin e zonave rurale për të promovuar turizmin dhe diversifikimin e aktiviteteve prodhuese për krijimin e mundësive të reja të punësimit dhe të kontribuojnë në rigjenerimin e kulturës, natyrës dhe arkitektonisë së vendit.