Pyetje te shpeshta

Kursi i këmbimit EURO-LEK për Thirrjen e Dytë për Propozime të IADSA II është ai i Bankës së Shqipërisë në datën e çeljes së Thirrjes (20 Mars 2023) 1 EURO = 114.40 ALL. Përsa i takon kursit të këmbimit lutemi ti referoheni versionit në Anglisht të Thirrjes për Propozime.

Në këtë Thirrje për Propozime, projektet që kanë të bëjnë me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, me barazinë gjinore dhe me qëndrueshmërinë mjedisore do të konsiderohen si shumë të rëndësishme gjatë vlerësimit të projekt propozimeve. Për informacione të detajuara në lidhje me objektivat specifike, ju lutemi shihni paragrafin 2.2. “The specific objectives of this 2nd Call for Proposals” të Guidelines.

Vetëm në rast se ndërhyrje të tilla janë qartësisht në funksion të arritjes të një apo më shumë objektivave specifikë të Thirrjes (paragrafi 2.2 të Guidelines) dhe që janë në të njëjtën linjë me strategjinë e IADSA II sikurse është parashikuar në paragrafin 2.3 të Guidelines (relevance, effectiveness and sustainability)

Jo, aktivitet e propozuara duhet të garantojnë qëndrueshmërinë e shërbimeve në terma afatmesëm dhe afatgjatë edhe kur projekti të ketë përfunduar. Shërbimi mund te mbështet në fazen e tij fillestare të organizimit dhe të trajnimit të personelit por, në përfundim të projektit kjo do të jetë tërësisht në ngarkim të Institucionit shqiptar përgjegjës. Është i mundur gjithashtu fuqizimi apo /ose përmirësimi i një shërbimi që është duke u ofruar nga Institucionet publike

Jo, çdo partner i përzgjedhshëm mund të jetë partner vetëm në një Projekt Propozim për të njëjtën Thirrje për Propozime.

Përfituesit janë institucionet dhe/ose organet publike shqiptare përfshirë këtu edhe ato të qeverisjes lokale apo qëndrat e shërbimimeve (p.sh ato të shërbimit social, ato shëndetësore, shkollat, etj) komunitetet lokale që do të përfitojnë nga financimi IADSA II. “Target groups” janë subjektet dhe/ose grupet e popullsisë mbi të cilët projekti do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë nën këndvështimin e përmirësimit te kushteve të jetës. Janë përfitues jo të drejtëpërdrejtë të gjitha ato subjekte dhe/ose institucione/organizata që nuk përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në projekt por që nga realizimi tij do të kenë gjithësesi përfitime

Jo, IADSA II mund të financojë vetëm grante “una tantum” (matching grants) të finalizuar të kontribuojnë në arritjen e objektivave që janë subjekt monitorimi për përdorimin efikas dhe eficient të tyre nga target groups.

Po, në këtë Thirrje për Propozime bashkëfinancimi është një kusht i detyrueshëm. Aplikanti duhet të bashkëfinancojë me fondet e veta dhe jo “in kind”, të paktën 10% të fondit të kërkuar në Projekt Propozimin e dorëzuar. Për më tepër, çdo bashkëfinancim efikas nga partneri/ët e tij të mundshëm, do të vlerësohet pozitivisht siç tregohet në Tabelën e Vlerësimit (shih Section 2 “Relevance of the Project” and Section 5 “Budget and cost-effectiveness of the project”) të përcaktuar në Guidelines.

Në aneksin D, kostot relative për secilin aktivitet specifik duhet te jenë të detajuara dhe të listuara në kapitullin 4 të bilancit, "Activities of the project”. Çdo aktivitet duhet të parashikojë zërat e ndarë të shpenzimeve sipas nevojave të vetë aktivitetit. Ndërsa burimet njerëzore dhe shpenzimet e lidhura me to si dhe për paisjet e nevojshme për më shumë aktivitete dhe që gjithësesi do të jenë në funksion të realizimit të projektit do të duhet të përcaktohen në kapitujt e bilancit nga 1. deri në 3. dhe 4.

Në “overhead costs” mund të përfshihen si shpenzimet e personelit të punësuar posaçërisht nga partnerët për monitorimin e projektit të propozuar por edhe ato që janë të nevojshme për të siguruar një partnership efikas përgjate gjithë kohëzgjatjes së tij. Pagat nuk duhet ti tejkalojnë ato që partnerët normalisht paguajnë për personelin e tyre dhe mund të përfshihen në “overheads” edhe si përqindje mbi bazën e ngarkesës efektive të punës së zhvilluar nga ky personel në lidhje me projektin. Shpenzimet e përfshira në “overheads” duhet gjithashtu të kontabilizohen dhe të justifikohen me faturat origjinale.

Formulari i aplikimit “Grant Application Form” dhe Anekset e tij duhet të plotësohen në ANGLISHT. Duhet të paraqiten në tre kopje, një në origjinal dhe dy kopje. Të jenë në format A4 dhe të lidhura. Dokumentat që duhet të dorëzoje Aplikanti (të listuara në Aneksin G) dhe Partneri/ët (të listuara në Aneksin H) mund të bashkëngjiten në gjuhën përkatëse. Formulari “Grant Application Form”, Buxheti, dhe Plani i Veprimit pasi të plotësohen duhet të paraqiten edhe në format elektronik (USB). Jeni të lutur të kontrolloni përmbajtjen e paragrafin 3.2.2. "How and where to send the Proposals" të Guidelines.

Aplikimet e plotësuara të “Grant Application Form” bashkë me Anekset e kërkuara duhet të mbërrijnë pranë Zyrave të TSU-së në Tiranë brënda datës 22 Maj 2023 ora 12.00 (mesditë). Aplikimet jo të plota ose qe do të mbërrijnë me vonesë do të përjashtohen në mënyrë automatike. Jeni të lutur të kontrolloni përmbajtjen e paragrafëve 3.2.2 "How and where to send the Proposals" dhe 3.2.3 "Deadline for receipt of Proposals" të Guidelines.

Jo, ky seksion vlerëson aftësitë manaxheriale specifike të aplikantit pjesëmarrës për realizimin e projektit që propozon. Ky vlerësim bëhet për aplikantin  në rastin kur aplikon i vetëm dhe sëbashku me partnerin/ët kur ka të tillë. Pra vlerësimi ka në fokus kapacitetet manaxheriale pavarësisht nëse aplikanti është i vetëm apo në partneritet. 

Po, nënshkrimi dhe vula elektronike të verifikuara janë të pranueshme në Thirrjen e Dytë për Propozime të IADSA II.

10% i bashkëfinancimit llogaritet jashtë shumës së akorduar, p.sh. 340.000 Euro totali – 300.000 Euro financimi IADSA + 40.000 Euro bashkëfinancim i Aplikantit.

Jo, mjafton të parashikohet dhe raportohet saktë bashkëfinancimi në Buxhet (Aneksi D) si dokument thelbësor i Thirrjes së Dytë për Propozime. Nuk kërkohen deklarata të tjera.