Tiranë

Tirana Social Center for Disabled People (TSCDP)

https://www.tirana.al/

Fondi i financuar: 41.617.500 Lek (ose 337.667 Euro

Objektivi i përgjithshëm:

- Të kontribuojë në aspektin social dhe ekonomik në rehabilitimin e plotë të personaveme aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre ndihmën e duhur dhe mundësinë për të qenë në një mjedis miqësor dhe të sigurt, duke jetuar potencialin e tyre të plotë

Objektivat specifike:

- Ndërtimi i një qendre rehabilitimi të bazuar në komunitet për personat me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të kapërcejnë vështirësitë dhe të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe produktive;

- Sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të pajisur mirë për personat me aftësi të kufizuara në të cilat mund të plotësohen nevojat e tyre të përditshme mjekësore dhe jo-mjekësore;

- Organizimi i aktiviteteve të brendshme që lehtësojnë shërimin fizik dhe mendor të personave me aftësi të kufizuara si dhe rritja e aftësive të tyre për një integrim të qetë në tregun e punës;

- Rritja e ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve promovuese në lidhje me nevojat dhe kujdesin që komunitetet duhet të ofrojnë për personat me aftësi të kufizuara.

Aktivitetet kryesore:

- Sigurimi i mjedisit të nevojshëm - indërtimi i ambienteve të Qendrës;

- Pajisja e Qendrës;

- Aktivitetet për personat me aftësi të kufizuar;

- Komunikim dhe shpërndarje e aktiviteteve.