Ura Vajgurore

Reconstruction of School-Community Center “Llambi Mile” in Dimal

https://l.facebook.com/l.php?u...

Fondi i financuar: 39.139.300 Lek (ose 317.560 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

- Të sigurojë mbështetje për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës formal dhe jo-formal për fëmijët duke përmirësuar aftësitë dhe gjendjen fizike të shkollës në Ciflik, Ura Vajgurore.  Të sigurojë  hapësira të disponueshme dhe të përshtatura për fëmijët, vajza dhe djem, për të siguruar një proces arsimor sistematik dhe të rregullt dhe transformimin e hapësirave shkollore në një Qendër Komunitare për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Ciflikut dhe fshatrave përreth.

Aktivitetet kryesore:

- Rindërtimi i shkollës sipas standardeve dhe përshtatja e hapësirave për aktivitetet e përditshme të bazuara në komunitet pas orëve zyrtare të shkollës;

- Pajisja e shkollës me mobilje dhe pajisje sipas nevojave të nxënësve, mësuesve dhe anëtarëve të komunitetit në një shkollë dhe qendër komunitare plotësisht funksionale;

- Organizimi i aktiviteteve të shkëmbimit dhe ngritjes së kapaciteteve me Bashkinë e Tiranës, një institucion kryesor në mbështetjen e nismave Shkolla - Qendra Komunitare.