https://www.bashkiadivjake.gov...
Fondi i financuar: 36. 975.000 Lek (ose 300.000 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Sigurimi i zonave bujqësore me mjetet e duhura për kontrollin dhe përgjigjen ndaj sëmundjeve, dëmtuesve dhe përdorimit të kimikateve, për përhapjen dhe zbatimin e zgjidhjeve inovative dhe ekologjike.
Aktivitetet kryesore:
- Funksionimi dhe përforcimi i Laboratorit ekzistues të Analizës (në Qendrën Multifunksionale "Urban Lab" -UL-) në Divjakë përmes pajisjes me dy makinave themelore të testimit: Kromatografia e Lëngshme me Performancë të Lartë (HPLC) dhe Kromatografia e Gazit-Spektrometria e Masës (GC / MS);
- Trajnimi i (ToT) analistit kimik të UL mbi funksionimin e makinerisë së përmendur;
- Zgjerimi i aftësive ekzistuese të laboratorit të analizës UL në përpunimin e mikropropagimit, nëpërmjet sigurimit të pajisjeve;
- Krijimi, promovimi dhe shpërndarja përmes UL, i një paketë bazë të metodologjive dhe teknikave të "Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve" (IPM), duke synuar përgatitjen e fermerëve për të adresuar kërcënimet si dhe zhvillimin e teknikave të përshtatshme bujqësore.