http://www.bashkiakavaje.gov.a...
Fondi i financuar: 40.720.000 Lek (ose 330.385 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Përmirësimi i infrastrukturës arsimore të fëmijëve në qytetin e Kavajës.
Objektivat specifike:
- Ndërtimi i një kopshti të ri në qytetin e Kavajës;
- Asortizimi i strukturave logjistike të kopshtit të ri në një mënyrë të përshtatshme;
- Plotësimi i nevojave të prindërve lidhur me nevojat dhe kërkesën në rritje për regjistrimin e fëmijëve;
- Rritja e numrit të nxënësve të regjistruar në kopshtin e fëmijëve;
- Krijimi i një mjedisi arsimor të sigurtë dhe higjienik për fëmijët në vendin e ri të kopshtit;
- Rritja e efikasitetit të aktiviteteve të kryera në çerdhen e re;
- Përmirësimi i kushteve të të mësuarit për fëmijët.
Aktivitetet kryesore:
- Takim me grupet e synuara dhe komunitetin e qytetit të Kavajës ;
- Zbatimi i projektit - ndërtimi i ndërtesës së re;
- Mobilimi i ndërtesës.