Fondi i financuar: 41,485,000 Lek (ose 336.592 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të komunitetit në Diber, përmes krijimit të qendrës së parë shumëfunksionale rinore që do t'ju shërbejë të gjithë anëtarëve të komunitetit, me vëmendje të veçantë për të rinjtë.
Aktivitetet kryesore:
- Krijimi i Qendrës Rinore Shumëfunksionale në Komunën e Dibrës;
- Rindërtimi dhe pajisja e qendrës shumëfunksionale të të rinjve;
- Kryerja e një vlerësimi të nevojave për të identifikuar pritjet e përfituesve të Qendrës Rinore Shumë-funksionale;
- Program për ngritjen e kapaciteteve për stafin e Qendrës dhe stafin e Bashkisë;
- Përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit trevjeçar për funksionimin e Qendrës shumëfunksionale të të rinjve;
- Programet e ngritjes së kapaciteteve, mbështetje financiare dhe teknike për të rinjtë dhe gratë;
- Organizimi i aktiviteteve kulturore dhe sportive, mbledhja e informacionit dhe hartimi i zonës në vendet e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Dibrës;
- Aktivitete komunikimi dhe promovuese; Përurimi i qendrës shumëfunksionale të të rinjve;
- Publikimi i broshurës promovuese.