Fondi i financuar: 38.705.060 Lek (ose 314.037 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Përmirësimi i ndërtesës ekzistuese si një qendër shumë-funksionale.
Objektivat specifike:
- Rindërtimi i ndërtesës ekzistuese duke siguruar kështu zhvillimin e integruar dhe lehtësuar qasjen në shërbime nga grupet e cenueshme (banorët e rinj dhe popullsia Rome) në zonën e Kolonjës përmes përmirësimit të shërbimeve dhe infrastrukturës lokale;
- Rritja e numrit të përfituesve që ndjekin shërbimet e ofruara në ndërtesë me 10%;
- Rritja e numrit të të rinjve nga grupet e pafavorizuara dhe komunitetet pakicë, që frekuentojnë ambientet e ndërtesës duke mundësuar infrastrukturë adekuate në përputhje me nevojat e tyre;
- Rritja e njohurive dhe përfitimeve kulturore / artistike / lokale të përfituesit duke kryer aktivitete në ambientet e ndërtesës së rindërtuar;
- Promovimi i ekonomisë përfshirëse dhe mundësive kulturore për grupet e cenueshme në zonën e Kolonjës.
Aktivitetet kryesore:
- Rehabilitimi i ndërtesës ekzistuese / rinovimi në një qendër shumë-funksionale (MFC) Trajnim mbi prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore ushqimore vendore për gratë në shënjestër / Trajnim mbi ekonominë sociale / Realizimi i një vizite studimore;
- Identifikimi dhe planifikimi i përbashkët i ngjarjes kulturore përmes qasjeve pjesëmarrëse dhe të përbashkëta.