https://bfiniq.gov.al/?lang=sq
Fondi i financuar: 36.693.500 Lek (ose 297.716 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Sigurimi i kushteve më të mira jetese për banorët e Bashkisë Finiq në një mjedis më të sigurtë dhe të shëndetshëm për komunitetin.
Objektivat specifike:
- Përmirësimi i shërbimeve publike sociale dhe shëndetësore për grupet në nevojë në Bashkinë e Finiqit duke siguruar një hapësirë mikpritëse dhe të sigurtë shoqërore dhe komunitare;
- Rindërtimi i Qendrës shumëfunksionale sociale për grupet në nevojë, posaçërisht për të moshuarit, gratë e dhunuara dhe personat me aftësi të kufizuara duke ofruar kujdes dhe strehim ditor ose 24 orësh;
- Përmirësimi i kushteve psikologjike, shëndetësore dhe sociale të pjesëmarrësve, duke ndikuar pozitivisht në kohezionin e komunitetit lokal.
Aktivitetet kryesore:
- Rindërtimi dhe rinovimi i Qendrës për të siguruar qëndrueshmërinë dhe aksesueshmërinë e plotë të saj;
- Bashkepunim me Bashkitë fqinje (Vlorë, Gjirokastër, Sarandë) për të fituar përvoja se si të menaxhohen dhe ofrohen shërbimet sociale dhe shëndetësore për grupet e synuara, brenda një Qendre Sociale.