Bulqizë

The Reconstruction of Cultural and Multifunctional Centre in Bulqiza

https://bulqiza.gov.al/

Fondi i financuar: 39.187.500 ALL (or 317.951 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

- Krijimi i një Qendre Kulturore dhe Shumë-funksionale për t'u ofruar njerëzve në rrezik varfërie dhe përjashtimi social mundësitë ose integrimin e tyre në shoqëri përmes mbështetjes me shërbimet sociale dhe arsimore si dhe lehtësirave të tjera të ofruara në këtë qendër për një jetë më të mirë për të gjithë dhe një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit.

Objektivat specifike:

- Pëdorimi i qendrës shumë-funksionale nga të rinjtë e zonës, njerëzit në rrezik varfërie dhe përjashtimit social, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të organizuar aktivitete për një jete shoqërore dhe kulturore dinjitoze me një program të aktiviteteve dhe shërbimeve;

- Vendosja e Sporteleve Unike në Qendrën Kulturore dhe Shumë-funksionale për ofrimin e shërbimeve e për qytetarët si model i duhur për këtë shërbim;

- Kthimi i Qendres Kulturore dhe Shumë-funksionale në vendin e pushimit dhe rekreacionit për të moshuarit e zonës dhe krijimin e mundësisë për personat me aftësi të kufizuara për t'u integruar dhe socializuar;

- Sigurimi i mundësive për tu trajnuar në disa profesione për personat e interesuar në nevojë si pakicat kombëtare, migrantët e kthyer, etj.;

- Zbatimi i kurseve të formimit profesional në Qendrën Kulturore dhe shumë-funksionale për të siguruar aftësitë profesionale për të rinjtë e papunë dhe gratë në nevojë;

- Riaktivizimi i jetës së komunitetit duke kryer organizuar evente inovative, krijuese, kulturore dhe artistike, shfaqje filmash, debate të hapura shoqërore në Qendrën Kulturore dhe Shumë-funksionale duke e kthyer atë në tënë një qendër shumëfunksionale.

Aktivitetet kryesore;

- Rindërtimi i Qendrës Kulturore dhe Shumë-funksionale dhe pajisja e saj;

- Aktivitete kulturore dhe trajnuese në Qendrën Kulturore dhe Shumë-funksionale;

- Shërbimet e Sportelit Unik;

- Mjedis kulturor shumë-funksional;

- Hapësirë Komunitare.