https://bashkiamalesiemadhe.go...
Fondi i financuar: 42.216.000 Lek (ose 342.523 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Ulja e numrit të fëmijëve që nuk kanë akses në sistemin arsimor me kushtet e përshtatshme për procesin e të mësuarit dhe të mësimdhënies në arsimin e detyruar në zonat e thella të Shqipërisë.
Objektivat specifike:
- Përmirësimi i kushteve fizike të shkollës sipas standardetve për objektet parauniversitare;
- Të përmirësojë procesin e të mësuarit dhe të mësimdhënies përmes përmirësimit të orendive të klasës, laboratorëve dhe palestrës;
- Krijimi i mundësive për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore për nxënësit e shkollave fillore (të mesme) dhe komunitetin.
Aktivitetet kryesore:
- Rehabilitimi i shkollës, furnizimi me ujë dhe kanalizimet;
- Instalimi i sistemit të ri elektrik dhe sistemit të ngrohjes;
- Instalimi i pajisjeve të reja sanitare dhe sistemit të mbrojtjes nga zjarri;
- Mobilimi i shkollës.