Himarë

Improvement of the health conditions in Himare

https://himara.gov.al/

Fondi i financuar: 39.777.000 Lek (ose 322.734 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

- Përmirësimi i kushteve shëndetësore për banorët që jetojnë në zonat e pafavorshme të Bashkisë Himarë dhe turistët gjatë sezonit turistik

Objektivat specifike:

- Rritja e kapaciteteve të Shërbimeve Shëndetësore Parësore të zonave të pafavorizuara të Bashkisë Himarë;

- Mbështetja dhe promovimi i përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara fizike;

- Sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjshmërisë së gruas për rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës;

- Sensibilizimi dhe rritja e ndërgjegjshmërisë së të rinjve për faktorët e rrezikut në zhvillimin e diabeteve dhe sëmundjeve të tjera që lidhen me një dietë të parregullt;

Aktivitetet kryesore:

- Rindërtimi dhe pajisja e Qendrave Shëndetësore në Bashkinë Himarë;

-  Asistencë teknike dhe trajnimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor për të rritur kapacitetet e tyre profesionale në ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor;

- Blerja e pajisjeve dhe furnizimeve për Njësinë e Rehabilitimit Fizik;

- Asistencë teknike dhe trajnimi i fizioterapistëve lokalë për të rritur kapacitetet e tyre profesionale;

- Organizimi dhe fillimi i fushatës për të sensibilizuar gratë mbi faktorët e rrezikut në zhvillimin e sëmundjeve onkologjike dhe për të informuar mbi mundësitë për t'ju nënshtruar kontrollve për kancerin e gjirit dhe qafës së mitrës;

- Organizimi dhe fillimi i fushatës për të sensibilizuar të rinjtë mbi faktorët e rrezikut në zhvillimin e mbipeshës dhe rritjen e rrezikut të sëmundjeve të tilla si diabeti dhe sëmundje të tjera që lidhen me një dietë të pasaktë.