https://www.bashkiaklos.gov.al...
Fondi i financuar: 43.260.752 Lek (ose 351.000 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
- Kontributi në rritjen e shërbimeve arsimore në Bashkinë Klos, duke prezantuar praktika të reja mësimore cilësore, inovative dhe gjithëpërfshirëse në shkollën kryesore fillore dhe të mesme të zonës.
Objektivat specifikë:
- Sigurimi i një ofertë të pasuruar dhe inovative që promovon një mënyrë jetese më të shëndetshme, më të sigurt dhe miqësore me mjedisin për nxënësit e shkollës 'Tahir Hoxha;
- Mbështetja e nxënësëve të shkollës "Tahir Hoxha" që të shfaqen si agjentë të ndryshimit brenda komunitetit të tyre, me një ndërgjegjësim të shtuar për çështjet shëndetësore, biodiversitetin lokal, ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e tij.
Aktivitetet kryesore:
- Rinovimi i infrastrukturës shkollore;
- Përmirësimi i shërbimeve shkollore dhe standardeve didaktike;
- Rritja e ndërgjegjësimit të studentëve dhe mësuesve;
- Organizimi aktivitete sensibilizuese për të gjithë komunitetin.