Fondi i financuar: 41,732,104 ALL (ose 337.912 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Krijimi i një mjedisi për një arsimim më të mirë për nxënësit e shkollës "Migjeni", për të rritur ndërgjegjësimin për problemet si p.sh.: puna e ndaluar e fëmijëve, diskriminimi, si dhe për të krijuar një urë të re komunikimi midis nxënës- prindër -mësuesve.
Objektivat specifikë:
- Krijimi i një ambienti më të mirë fizik për të mësuar, që të jetë një vend i sigurtë dhe miqësor për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe ekologjikisht miqësor ndaj mjedisit përmes rinovimit të shkollës së vjetër “Migjeni” në Mamurras, e cila do të krijojë mundësi për rritjen e arsimit cilësor dhe do të shërbejë si një qendër komunitare për komunitetin e zonës;
- Zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme për nxënës e të rinj, si psh veprimtari kulturore, sportive dhe inovative, të cilat do të kontribuojnë në identifikimin e talenteve, por gjithashtu në detyrimin e sjelljes tolerante gjatë bashkëpunimit dhe përfshirjes sociale midis të rinjve;
- Rritja e ndërgjegjësimit të mësuesve dhe prindërve në lidhje me rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit me të rinjtë dhe krijimi i urave të reja të komunikimit, si një mënyrë më e mirë për t'i drejtuar ato përmes zhvillimeve pozitive.
Aktivitetet kryesore:
- rindërtimi i shkollës “Migjeni” në Mamurras;
- aktivitetet sociale dhe kulturore për fëmijët;
- krijimi i Hapësirës së Krijuesit;
- ndërgjegjësimi i publikut për prindërit;
- trajnimet e mësuesve.