Fondi i financuar - 68.395.940 Lek (ose 489.521,47 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Përforcimi i sigurisë së pacientit dhe cilësisë së kujdesit sidomos për të gjithë pacientët transfuzivë në mbarë vendin përmes fushatave që promovojnë dhurimet vullnetare të gjakut dhe përmirësimin e protokollit të kontrollit të gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Realizimi i fushatave promovuese të dhurimit vullnetar dhe të papaguar të gjakut dhe promovimi i kulturës së dhurimit vullnetar të gjakut tek të rinjtë;
- Krijimi i një algoritmi të ri testimi për dhurimet vullnetare të gjakut dhe futja e testeve të mëtejshme për markatorët infektivë për hepatitin B dhe C për të garantuar siguri më të madhe të gjakut në Shqipëri;
- Përgatitja e udhëzimeve per perdorimin e duhur klinik te gjakut dhe organizimi i nje kursi edukimi per punonjësit e shendetit;
- - Furnizimi i një stoku fillestar të reagentëve për kryerjen eksperimentale të testeve të gjakut për anti-HBs dhe anti-HBc (mbi 9000 donacionet vullnetare) për të zbuluar hepatiti e fshehtë.