*Pas Reformës territoriale Komuna Mollaj është përfshirë në Bashkinë Korçë (Ligji 115/2014 )
http://www.bashkiakorce.gov.al/
Fondi i financuar - 36.157.616 Lek (ose 258.786,26 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në garantimin e arsimit cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë, përmes një strukturë shkollore adekuate dhe të përshtatshme për të mirëpritur edhe nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollën e fshatit Floq
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Rikonstruksioni i përgjithshëm i shkollës në fshatin Floq me një sipërfaqe të brendshme prej përafërsisht 750 m2 me standarde adekuate si në aspektin e sigurisë dhe të aksesueshmërisë për nxënësit me aftësi të kufizuara;
- Ndërtimi i ambientit të kaldajës dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në shkollë;
- Furnizim me mobilje të reja shkollore dhe pajisje kompjuterike;
- - Rregullimi i ambientit jashtë ndërtesës së shkollës prej rreth 400 m2 dhe ndërtimi i një fushe sportive pranë saj.