*Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe dhe e Rinisë u ristrukturua në vitin 2017.
Fondi i financuar - 69.675.570 Lek (ose 498.680,00 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së mirëqenies në Shqipëri, duke mbështetur decentralizimin e shërbimeve sociale dhe hapjen progresive të institucioneve dhe qendrave të pritjes për komunitetet lokale dhe familjet për të promovuar përfshirjen sociale të fëmijëve në vështirësi, personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Mirëmbajtja e Qendrës së të Moshuarve në Shkodër;
- Ndërtimi i një shtëpi-familje për fëmijët në vështirësi në Qendrën e Fëmijëve të Shkodrës;
- Eksperimentimi i praktikave të mira të decentralizimit të shërbimeve sociale në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror;
- Organizimi i aktiviteteve ditore për fëmijët dhe të moshuarit në situata vulnerabël si dhe për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe hapja e Qendrës së Fëmijëve dhe Qendrës së Moshuarve në Shkodër dhe Qendrës së personave me aftësi të kufizuara Pellumbat në Tiranë;
- Përgatitja e udhëzimeve për decentralizimin e shërbimeve sociale dhe trajnimin e punonjësve;
- Promovimi i vullnetarizmit për të garantuar një ofrim më të mirë dhe më të qëndrueshëm të shërbimeve sociale.