Tiranë

“JO KANCER – Campaign for the prevention of cancer in women and the improvement of diagnosis and therapeutic performance of the oncology center of Mother Teresa Hospital”

http://shendetesia.gov.al/

Fondi i financuar - 47.598.012 Lek (ose 339.283,00 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

Të kontribuojë në rritjen e numrit të grave që i nënshtrohen kontrolleve periodike që synojnë parandalimin e kancerit të gjirit dhe të mitrës dhe në të njëjtën kohë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për gratë që duhet të nënshtrohen trajtimit të kancerit

Aktivitetet kryesore të projektit:

- Ristrukturimi i departamentit të onkologjisë ambulatore (day hospital) në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë dhe furnizimi me pajisje të reja;

- Trajnimi i drejtuesve, specialistëve dhe personelit mjekësor që punojnë në të njëjtin repart me qëllim përmirësimin e diagnostikimit, shërbimeve dhe administrimin terapeutik sipas standardeve më të larta evropiane;

- Fushata për ndërgjegjësimin e parandalimin e kancerit për gratë në veçanti për kancerin e gjirit dhe të mitrës përmes konferencave universitare, programeve edukative multimediale, internetit dhe rrjeteve sociale, me qëllim që të ketë sa më shumë informacion.

Foto
1
2
3
4
5