Fondi i financuar - 62.031.870 Lek (ose 442.168,86 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Përmirësimi i kushteve të jetesës së minoriteteve Rome dhe Egjiptiane nëpërmjet rindërtimit të një Qendre Sociale dhe ndërtimit të njësive të reja të banimit për ti zhvendosur familjet Rome dhe Egjiptiane që aktualisht banojnë në ndërtesa në kushte të pabanueshme
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Ristrukturimi i ndërtesës së vënë në dispozicion nga Bashkia Burrel si Qendër Sociale në zonë periferike të qytetit, të banuar kryesisht nga pakicat Rome dhe Egjiptiane;
- Pajisja e Qendrës Sociale, duke krijuar edhe një klinikë mjekësore brënda saj;
- Ndërtimi i njësive të reja banuese për strehim social për 26 familje Rome dhe Egjiptiane që banojnë në Burrel.