http://bashkiafier.gov.al/sq-al/Pages/default.aspx
Fondi i financuar - 59.688.900 Lek (ose 425.467,96 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të mbështesë përfshirjen sociale të fëmijëve dhe adoleshentëve me aftësi të kufizuara (6-20 vjeç) në qytetin e Fierit për të siguruar aksesin në arsim dhe për të inkurajuar punësimin e tyre
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Furnizimi me mobilje, pajisje i Qendrës së re Fier "Horizont" për kujdesin ditor të personave me aftësi të kufizuara, e vënë në dispozicion nga Bashkia e Fier;
- Trajnimi i instruktorëve, fizioterapistëve dhe logopedistëve si dhe punonjësve socialë të Qendrës "Horizont" të punësuar nga Bashkia;
- Trajnimi dhe sensibilizimi i mësuesve të shkollave të Fierit dhe të familjarëve për të drejtën e përfshirjes në shkolla të fëmijëve me aftësi të kufizuara;
- Arsimimi bazë, aftësimi profesional dhe edukimi i fëmijëve dhe të rinjve të ndihmuar nga Qendra, bazuar në nevojat e ndryshme për ndihmë dhe aftësive të të mësuarit;
- Fushata ndërgjegjësimi dhe informimi për promovimin e së drejtës së studimit të personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre sociale;
- Monitorimi i përfshirjes në shkolla i personave me aftësi të kufizuara në shkollat e Fierit;
- Mbështetje për punësimin e personave me aftësi të kufizuara të trajnuar në Qendrën "Horizont".