Fondi i financuar - 61.627.926 Lek (ose 439.289,51 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Ndihmë për të maksimizuar produktivitetin e shërbimeve shëndetësore dhe për të racionalizuar shpenzimet shëndetësore përmes futjes dhe testimit të një Sistemi Informativ Shëndetësor
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Analiza e metodave të zbulimit dhe të kontrollit që janë objekt i planifikimit, monitorimit dhe verifikimit të shpenzimeve shëndetësore në tre struktura publike spitalesh pilot;
- Formulimi i udhëzimeve dhe përkufizimi i procedurave për verifikimin dhe kontrollin e shpenzimeve sipas patologjive (Diagnostic Related Group, DRG);
- Hartimi, përgatitja dhe blerja i softwer-it për zhvillimin e Sistemit të Informacionit Shëndetësor (HIS);
- Përgatitja dhe zbatimi i 2 moduleve të trajnimit për të krijuar aftësitë drejtuese të HIS;
- Zbatimi i softwer-it dhe eksperimentimi i tij në tre struktura publike spitalesh pilot;
- Migrimi i të dhënave historike nga sistemi i ndjekjes së shpenzimeve të spitaleve të menaxhuara nga "Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit të ë Shëndetit" në atë të ri.