http://www.bashkiakorce.gov.al/
Fondi i financuar - 63.017.357 Lek (ose 449.193,51 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Nxitja e vendeve të reja të punës për të rinjtë nëpërmjet krijimit të një inkubatori të ri biznesi në Korçë që do të mbështesë aktivitetet e sipërmarrjeve të reja dhe do të kontribuojë në rritjen e sipërmarrjeve nga faza e projektimit deri në kompletimin e tyre. Përveç kësaj, inkubatori shërben gjithashtu edhe si një mundësi për të formalizuar sipërmarrjet e vogla që veprojnë në informalitet
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Ristrukturimi i ndërtesës së vjetër industriale prej përafërsisht 4,388 m2 e vënë në dispozicion nga Bashkia dhe përshtatja e saj të plotë për krijimin e një inkubatori biznesi me hapësira adekuate dhe të pajisura.
- Asistencë teknike për krijimin e start-up-ve për sipërmarrjet e vogla;
- Mbështetje për zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla të reja duke ofruar hapësirë dhe pajisje adekuate, si dhe shërbime këshilluese organizative, ligjore dhe financiare.