*Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes u ristrukturua në vitin 2017.
Fondi i financuar: 51.652.753 Lek (ose 369.634,70 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e mundësive të reja të punës përmes ruajtjes dhe zhvillimit të vendeve historike dhe kulturore, duke përfshirë edhe ato të periudhave të mëparshme
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Punimet e restaurimit dhe plotësimit të kushteve të sigurisë në bunkerin nëntokësor në Ministrinë e Brendshme që të jetë i aksesueshëm për publikun;
- Përgatitja e 5 instalimeve të përhershme dhe organizimi i hapësirave të brendshme për 10 instalime të tjera të përkohshme;
- Mbledhja dhe përzgjedhja e materialit historik për përgatitjen e 5 instalimeve të përhershme;
- Përgatitja dhe zbatimi i një plani specifik komunikimi për të informuar publikun për hapjen e bunkerit të dytë (BUNKART 2).