*Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes u ristrukturua në vitin 2017.
Fondi i financuar - 52.810.261,32 Lek (ose 377.918 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar territorial dhe përmirësimi i kohezionit social në Shqipëri nëpërmjet zhvillimit të një projekti pilot në zonën Vlora - Llogara dhe Dhërmi e përshtatshme për zhvillimi e turizmit bregdetar që do të shërbejë si udhëzues për zona të tjera në një fazë të mëvonshme me perspektivën e përgatitjes së masterplanit kombëtar për turizmin
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Përgatitja e një metode programimi të përshtatshme për zhvillimin koheziv dhe të qëndrueshëm të territorit, duke u fokusuar në: mjedisin, peizazhin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike; zhvillimi i qëndrueshëm i infrastrukturës së turizmit;
- Zhvillimi i një modeli për krijimin e partneritetit strategjik publike-private në sektorët kryesorë të turizmit;
-Përgatitja e një programi marketingu për promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm;
- Krijimi i infrastrukturës strategjike për promovimin e turizmit (krijimi i 3 pikave të informacionit turistik në Vlorë, Llogara, Dhërmi);
- Stimulimi dhe promovimi i sipërmarrjes krijuese në sektorin e turizmit me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe të disponueshmërisë së aktiviteteve kulturore për turistët, si dhe për të promovuar mundësi të reja pune (parashikohen 35 grante për të rinjtë);
- Fushata informuese dhe prodhimi i materialeve për promovimin e turizmit dhe krijimi i një marke territoriale.