Fondi i financuar - 65.404.462,12 Lek (ose 468.043,95 Euro equivalenti)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në sigurimin e aksesit dhe ofrimit të shërbimeve mjekësore emergjente përmes rekuperimit dhe zhvillimit të shërbimeve shëndetësore të shpëtimit të jetës dhe rritjen graduale të kapaciteteve për t'iu përgjigjur emergjencave shëndetësore në pesë spitale bregdetare (Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë) në kuadrin e reformës gjithëpërfshirëse të Shërbimit Kombëtar të Ndihmës së Parë Mjekësore
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Verifikimi i shërbimeve mjekësore emergjente në spitalet e përcaktuara të rajonit bregdetar;
- Blerja dhe shpërndarja e pajisjeve dhe mobiljeve mjekësore për përmirësimin strukturor të shërbimeve të emergjencës mjekësore në spital;
- Identifikimi dhe formulimi i protokolleve klinike dhe organizative për të zgjeruar mekanizmin e koordinimit të shërbimeve mjekësore emergjente në nivel qendror dhe rajonal;
- Zhvillimi i 4 moduleve të trajnimit në shërbimet e emergjencës mjekësore në spital;
- Zbatimi i 4 kurseve të trajnimit me punonjës shëndetësorë dhe administratorë për përdorimin dhe mirëmbajtjen korrekte të pajisjeve mjekësore të ofruara, si dhe për procedurat klinike dhe organizative të shërbimeve mjekësore emergjente;
- Takimi përmbyllës mbi praktikat më të mira të shërbimeve të emergjencës mjekësore në spital.