Himarë

New road of alternative touristic and rural development

https://himara.gov.al/bashkia/

Fondi i financuar - 47.974.000 Lekë (ose 349.741,20 Euro)

Objektivi i përgjithshëm: 

Promovimi i aksesit në destinacionet turistike në territorin e Bashkisë së Himarës me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe inkurajimit të vendeve të reja të punës

Aktivitetet kryesore të projektit:

-Ndërtimi i rrugës për këmbësorë dhe i një piste biçikletash për të lehtësuar hyrjen në plazhet e zonave të brendshme të Dhërmiut (rreth 1.5 km);

-Rindërtimi dhe rigjallërimi i disa mullinjve të vjetër për ti kthyer ata në tërheqje turistike tipike të zonës përgjatë rrugës së këmbësorëve;

-Përshtatja e një plazhi publik sipas kritereve të qëndrueshmërisë mjedisore dhe për ruajtjen e trashëgimisë natyrore;

-Instalimi i shenjave turistike për të promovuar ndërtesat e reja dhe atraksionet turistike;

-Asistencë për prodhuesit vendas dhe sipërmarrësit për të mbështetur aktivitetet e reja të biznesit që bëjnë të mundur zgjatjen e sezonit turistik;

-Identifikimi i një marke specifike për të identifikuar zonën turistike në fjalë dhe krijimin e një faqe interneti për promovimin e turizmit.