Vlorë

“SET-TourLab - Stimulating Employment Through Vlora's Innovative Tourism Incubator”

http://vlora.gov.al/

Fondi i financuar - 46.538.232,6 Lekë (ose 339.274,13 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

Krijimi në Vlorë i një inkubatori biznesi në sektorin e turizmit me qëllim promovimin e punësimit, veçanërisht të të rinjve

Aktivitetet kryesore të projektit:

-Realizimi i inkubatorit të biznesit në sektorin e turizmit përmes rinovimit dhe rehabilitimit të një ndërtese në disponueshmërinë e Bashkisë së Vlorës me hapësira të dedikuara për mbështetjen e fillimit të start-up-ve të reja në sektorin e turizmit, por edhe trajnimin e të rinjve (pritja dhe menaxhimi i hoteleve, hoteleri, agjentë udhëtimi, promotorë turistikë, etj.);

-Pajisja me mobilje dhe pajisje të nevojshme për përgatitjen e inkubatorit;

- Ndihmë për të rinjtë që kërkojnë një punë në këtë sektor ose që dëshirojnë të fillojnë aktivitete të reja sipërmarrëse (fillestare);

- Promovimi i ideve inovative për të bërë biznes në sektorin e turizmit nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve të përvojave, eventeve publike, fushatave promovuese.

Foto
1
2
3
4
5
6
7
Partnerët