http://bashkiafier.gov.al/sq-al/Pages/default.aspx
Fondi i financuar - 65.916.781 Lekë (ose 470.968,71 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të mbështesë përfshirjen sociale të të rinjve për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin shoqëror dhe kulturor të komunitetit të qytetit të Fierit dhe zonës përreth tij, në veçanti për të rinjtë dhe ata në rrezik të margjinalizimi (Rom, të rinjtë nga familjet me të ardhura të ulëta, jetimet, të rinjtë me aftësi të kufizuara, të rinjtë që kanë pasur probleme me ligjin etj)
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Ristrukturimi i teatrit publik të Fierit dhe forcimi i organizatave rinore tashmë aktive;
-Peer tutoring (ndihmë e ndërsjelltë) dhe shkëmbim i praktikave të mira midis artistëve të rinj italianë dhe mësuesve, edukatorëve dhe artistëve të rinj nga Fieri;
-Promovimi i një partneriteti lokal për kulturën rinore midis institucioneve publike dhe private për qëndrueshmërinë e ardhshme të aktiviteteve në favor të të rinjve të Fierit;
-Organizimi i kurseve të mësimit jo-formal dhe iniciativave artistike për fëmijët dhe të rinjtë: laboratorë edukativë dhe lojëra për të promovuar teatrin, muzikën vallëzimin, kinemanë, fotografinë, të lexuarit dhe të shkruarit kreativ;
- Organizimi i kurseve jo-formale të trajnimit dhe iniciativave artistike që synojnë veçanërisht personat në vështirësi: laboratorë dhe shfaqje për të promovuar integrimin, dialogun ndërkulturor, barazinë gjinore, respektin për diversitetin dhe qytetarinë aktive;
-Organizimi i iniciativave kulturore për fëmijët dhe të rinjtë: shfaqje teatrale, koncerte muzikore dhe shfaqje filmash nga artistë italianë dhe shqiptarë;
- Aktivizimi i një Festivali të Kreativitetit të Rinisë në Fier.