https://www.bashkiacerrik.gov.al/home/
Fondi i financuar - 52.515.960 Lekë (ose 375.221,21 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Rivitalizimi i ekonomisë rurale të Bashkisë së Cerrikut përmes organizimit të një shoqate të fermerëve dhe promovimit të produkteve lokale (fruta dhe perime) për të bashkëvepruar në mënyrë më efektive me tregun
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Krijimi i Qendrës për grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore (CCPTAP), përmes ndërtimit të një depoje prej 500m2 të pajisur edhe me një hapësirë frigoriferike prej 300m² për ruajtjen e produkteve bujqësore;
-Krijimi i shoqatës së fermerëve, të përbërë nga fermerët e njësive administrative të Cerrikut, Gostimë, Mollas, Shalës dhe Klos, të cilët do të furnizojnë Qendrën me prodhimet e tyre bujqësore. Në fund të çdo viti, çdo anëtar do të marrë një divident bazuar në fitimet e Qendrës;
-Trajnim i vazhdueshëm për fermerët dhe stafin Qendrës për zhvillimin e kapaciteteve adekuate;
-Promovimi i një partneriteti lokal publiko-privat të për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Bashkisë së Cerrikut, Qendrës (CCCPTAP) dhe Shoqatës së Fermerëve për të siguruar funksionimin e duhur të Qendrës.