Fondi i financuar - 43.178.502 Lekë (ose 308.506,02 Euro)
Objektivi i përgjithshëm.
Të kontribuojë në promovimin e kohezionit social në zonat e margjinalizuara përmes zhvillimit urban dhe turizmit rural si dhe rritjes së trashëgimisë natyrore
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Realizimi pjesëmarrës i projektimit dhe ndërhyrje në zhvillimin urban në qendër të qytetit në Gramsh;
-Zbatimi i ndërhyrjeve infrastrukturore dhe fushatë promovuese për nxitjen e zhvillimit të turizmit rural në Bashkinë Gramsh;
-Përgatitja e planit zhvillues lokal të territorit me fokus të veçantë zhvillimin e turizmit që do të dorëzohet për miratim në Këshillin Bashkiak dhe Këshillin Kombëtar të Territorit nëpërmjet konsultimeve të gjera që synojnë nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve të Gramshit.