Këlcyrë

“Tradition and Culture: key words for new social opportunities in Këlcyrë Municipality - TCo.”

https://www.bashkiakelcyre.gov.al/home-page/

Fondi i financuar - 28.572.300 Lekë (ose 204.146,18 Euro)

Objektivi i përgjithshëm: 

Të kontribuojë në përmirësimin e aksesit në shërbime të ndryshme, veçanërisht për të rinjtë dhe pensionistët e Këlcyrë, duke krijuar infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur aktivitetet kulturore dhe programet specifike të adresuara për grupet e synuara të projektit për të mbështetur përfshirjen e tyre të plotë dhe për të favorizuar rolin e tyre aktiv në komunitet

Aktivitetet kryesore të projektit:

-Rinovimi i Qendrës së Kulturës së Këlcyrës për ta kthyer atë një qendër kulturore multifunksionale në dispozicion të banorëve;

-Furnizimi me mobilje dhe pajisje për Qendrës e re me dhomë pritjeje për të moshuarit, sallë kompjuterash dhe trajnimi, bibliotekë, sallë multifinksionale për kinema, muzikë, dhe aktivitete të ndryshme;

-Organizimi i laboratorëve dhe kurseve të mësimit joformal për të rinjtë për të nxitur përvetësimin e aftësive të reja gjuhësore, artistike, muzikore dhe artizanale etj.;

-Organizimi i nismave për promovimin e kulturës, folklorit dhe traditave lokale.

Foto
17
16
15
14
13
12
11
10
9
8
7
6
5
4
3
2
1
Partnerët