http://www.bashkiashkoder.gov.al/
Fondi i financuar - 49.349.190 Lekë (ose 352.594,95 Euro)
Objektivi i përgjithshëm: Hapja e një Qendre Rinore në Shkodër për të nxitur përfshirjen sociale të të rinjve dhe për të mbështetur pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin social të qytetit, dedikuar promovimit të artit dhe kulturës
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Krijimi i Qendrës Rinore në Shkodër, përmes ristruktukturimit të hapësirave në disponueshmërinë e Bashkisë (ish Galeria Marubi) për krijimin e hapësirave dedikuar kinemasë/teatrit/ laboratorëve, zyrave, start-up-ve, laboratorëve artistike dhe hapësirave rekreative. Sigurimi i pajisjeve dhe orendive;
- Organizimi në Qendër i "Youth Info Service" për t'ju siguruar të rinjve informacion dhe udhëzime për mundësitë e punës dhe studimit;
- Organizimi i kurseve dhe takimeve që synojnë nxitjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve dhe krijimin e një rrjeti mes shoqatave të ndryshme aktive me të rinjtë e Shkodrës (OJF dhe shoqata të tjera vullnetare).