https://www.bashkiafushearrez.gov.al/
Fondi i financuar - 45.793.611 Lekë (ose 327.190,70 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në përforcimin e shkollës publike si një qendër e hapur për komunitetin ("shkollat si qendra komunitare") për të siguruar arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe kohezionin social në Fushë-Arrëz
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Ristrukturimi i shkollës 9-vjeçare "Pjetër Arbnori" në Fushë-Arrez sipas standardeve adekuate në drejtim të efikasitetit të energjisë, sigurisë dhe aksesit për fëmijët me aftësi të kufizuara;
-Instalimi i sistemit të ngrohjes brenda dy ndërtesave shkollore të "Pjetër Arbnori" dhe pajisja me kaldajë;
-Furnizim me mobilje të reja për bibliotekën e shkollës dhe pajisje laboratorike dhe kompjuterike;
-Rindërtimi i fushës sportive;
-Organizimi i një fushate ndërgjegjësimi për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në secilën shkollë të Bashkisë në temat e mëposhtme: efikasiteti i energjisë, energjia e rinovueshme dhe ndryshimet klimatike, administrimi i mbeturinave, mbrojtja e mjedisit.