https://www.bashkiahas.gov.al/home/
Fondi i financuar - 57.745.000 Lekë (ose 412.582,17 Euro)
Objektivi i përgjithshëm - Të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së të rinjve të Hasit për të mbështetur integrimin e tyre në jetën shoqërore dhe për të nxitur ndjenjën e qytetarisë aktive kundër margjinalizimit, sidomos për të rinjtë në vështirësi dhe në rrezik papunësie, e diskriminimi social
Aktivitete të projektit -
-Krijimi i Qendrës Rinore Multifunksionale nëpërmjet ristrukturimit të hapësirave në disponueshmërinë e Bashkisë për t'i përshtatur ato në hapësira rekreative, por edhe në klasa për trajnim dhe laboratorë artistikë. Sigurimi i mobiljeve dhe pajisjeve kompjuterike;
- Ndërtimi i një ambjenti sportiv pranë Qendrës;
- Organizimi i aktiviteteve, kurseve dhe takimeve që synojnë nxitjen e ndjenjës së qytetarisë aktive tek të rinjve, shoqërizimin dhe nxitjen e aksesit në trajnime.