http://bashkiaroskovec.gov.al/
Fondi i financuar - 45.725.806 Lekë (ose 333.351,36 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Përmirësimi dhe rigjallërimi i nivelit të jetës së komunitetit të zonës nëpërmjet ndërveprimit social të të gjithë popullsisë dhe integrimit të të gjitha shtresave shoqërore, në veçanti të atyre në rrezik varfërie dhe përjashtimi
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Hapja e Qendrës Sociale Komunitare në Roskovec përmes rindërtimit të ndërtesës së vënë në dispozicion nga Bashkia;
- Instalimi i sistemit të ngrohjes;
- Rregullimi i hapësirave jashtë ndërtesës;
- Furnizim me pajisje kompjuterike dhe materiale për krijimin e "Youth Culture and Technological Club";
- Përgatitja për Bashkinë e një strategjie menaxhimi dhe një plani aktivitetesh për krijimin e Qendrës Sociale Komunitare;
- Organizimi i kurseve të trajnimit për të rinjtë për të lehtësuar aksesin e tyre në tregun e punës;