Fondi i financuar - 31,973,660 Lekë (ose 233.095,14 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Sigurimi për të pastrehët e qytetit të Tiranës i një strehe të sigurtë, ushqim dhe ndihmë
Aktivitetet kryesore të projektit:
-Ndërtimi i qendrës pritëse prej 184 m2 me 30 shtretër, banjo, dushe dhe mensë për të pastrehët nëpërmjet ristrukturimit total të ndërtesës së vjetër së Bashkisë në zonën e quajtur "Ish-Uzina Autotraktoreve" në Tiranë;
-Furnizimi me orendi dhe pajisje të nevojshme për përgatitjen e Qendrës;
-Trajnimi i personelit që do të punojë në Qendër, i zgjedhur dhe i paguar nga Bashkia;
-Zbatimi i aktiviteteve bashkëpunuese me Universitetin e Tiranës për përfshirjen e studentëve në ofrimin e shërbimeve në Qendër dhe me Spitalin "Nënë Tereza" të Tiranës për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor për të pastrehët në të;
-Organizimi i një fushate për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për promovimin e aktiviteteve solidarizuese në mbështetje të Qendrës (kontribute financiare, grumbullim ushqimi dhe veshjesh, punë vullnetare etj.).