*Pas Reformës territoriale Komuna Mollaj është përfshirë në Bashkinë Kolonjë (Ligji 115/2014 )
http://www.bashkiakorce.gov.al/
Fondi i financuar - 43.635.810 Lek (ose 312.308,98 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të kontribuojë në zhvillimin e burimeve pyjore në një zonë e rurale të margjinalizuar për të reduktuar varfërinë përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe njëkohësisht të kontribuojë edhe në administrimin më të mirë të burimeve natyrore
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Përgatitja e një plani menaxhues për burimet pyjore të Komunës ku përfshihen drejtuesit, specialistët e sektorit dhe familjet e zonës;
- Realizimi i një studimi për përgatitjen e regjistrit të 331 familjeve të zonës mbi bazën e të ardhurave të tyre për të identifikuar ato në rrezik më të madh varfërie;
- Zonimi i 550 ha pyjeve pronë publike;
- Trajnimi i rreth 200 përfituesve dhe shfrytëzuesve potencialë të burimeve pyjore me teknikat për zhvillimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të tyre;
- Dhënia e koncesionit për shfrytëzimin e sipërfaqeve të pyjeve të Komunës për familjet e zonës në rrezik varfërie dhe të regjistruara në regjistrin e plotësuar nga Komuna;
- Realizimi i fazës së parë të planit të administrimit i cili konsistonte në pastrimin e pjesës së poshtme të pyllit përmes punësimit të paguar të anëtarëve të familjeve që kanë marrë koncesionin;
- Mbështetje për familjet që kanë marrë koncesionin për përgatitjen e të paktën 5 planeve biznesi në mënyrë që të aksesojnë në linjat e kreditit edhe jashtë projektit.