*Pas Reformës territoriale Komuna Moglicë është përfshirë në Bashkinë Maliq (Ligji 115/2014 )
https://www.bashkiamaliq.gov.al/
Fondi i financuar - 45.610.500 Lek (ose 498.680,00 Euro)
Objektivi i përgjithshëm:
Të mbështesë zhvillimin rural në fshatrat Moglice, Gobesh, Doberçan, Dushar dhe Osojë dhe të përmirësojë aksesin në shërbimet publike banorët e fshatarave që përfshihen në Komunën Moglicë
Aktivitetet kryesore të projektit:
- Ndërtimi i tre urave rurale për të siguruar aksesin në fshatrat Dushar, Osojë dhe Zerec dhe në veçanti kalimin automambulancës dhe të nxënësve të shkollës fillore Moglice që jetojnë në këto fshatra;
- Ndërtimi i rrugës 4 km për të lidhur Komunën Moglice me fshatrat Gopesh dhe Dobërçan dhe për të siguruar kalimin e autoambulancave dhe për të favorizuar tregtimin e prodhimeve lokale të zonës.