Kush jemi

Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim

Komiteti i Menaxhimit të IADSA është krijuar në bazë të Marrëveshjes dypalëshe të nënshkruar nga Qeveria Shqiptare dhe ajo italiane në gusht të vitit 2011 e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të të njëjtit vit. Komiteti i Menaxhimit (Management Committee) përbëhet nga Ministri shqiptar i Financave dhe Ambasadori italian në Shqipëri.

Njësia Mbështetje Teknike (TSU) është krijuar në tetor të vitit 2012 për të asistuar Komitetin e Menaxhimit të IADSA në kryerjen e detyrave të tij: përzgjedhjen, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve, si dhe verifikimin e rezultateve të arritura. TSU menaxhohet nga një bashkë-drejtor italian dhe një bashkë-drejtor shqiptar respektivisht të emëruar nga secila prej palëve. Bashkë-drejtorët asistohen nga një Financier, një Asistent Projekti dhe një Shofer / Logjist.

Stafi i TSU-së:

  • Carlo Volpi, Bashkë-drejtori italian
  • Ismail Ademi, Bashkë-drejtori shqiptar
  • Anila Bekteshi, Asistente Programi
  • Rezarta Zeqaj, Financiere
  • Franko Kovaci, Shofer/ Logjist