Pyetje te shpeshta

Kursi i këmbimit nga EURO-ALL i lejuar për tu përdorur në Thirrjen e Pestë për Propozime është ai i Bankës së Shqipërisë i datës në të cilën u çel Thirrja (20 shtator 2016) 1 EURO = 137.17 ALL

Objektivat dhe çështjet prioritare janë ato të Programit IADSA dhe do të nglen si pikë referimi edhe për të gjitha Thirrjet e ardhshme për Propozime. Objektivat specifikë do të përcaktohen për çdo thirrje në përputhje me objektivat e përgjithshëm dhe çështjet prioritare të IADSA dhe Strategjisë kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Republikës së Shqipërisë në kuadrin e programit të bashkëpunimit dypalësh Italo-Shqiptar

Është parashikuar në mënyrë indikative publikimi i një Thirrje për Propozime për çdo vit pergjatë periudhës 5-vjeçare (2012-2016) të kohëzgjatjes së Programit dersa të arrihet shuma 20 milionë euro e parashikuar nga Marrëveshja dypalëshe për Konvertimin e borxhit për Zhvillim.

Vetëm në rast se ndërhyrje të tilla janë qartësisht në funksion të arritjes të një apo më shumë objektivave specifikë të Thirrjes (paragrafi 2.2 i Udhëzime të Thirrjes për Propozime) dhe që janë në të njëjtën linjë me strategjinë e IADSA sikurse është parashikuar në paragrafin 2.3 të Udhëzimeve të Thirrjes për Propozime (përshtatshmëria, efikasiteti dhe qëndrueshmëria)

Jo, aktivitet e propozuara duhet të garantojnë qëndrueshmërinë e shërbimeve në terma afatmesëm dhe afatgjatë edhe kur projekti të ketë përfunduar. Shërbimi mund te mbështet në fazen e tij fillestare të organizimit dhe të trajnimit të personelit por, në përfundim të projektit kjo do të jetë tërësisht në ngarkim të Institucionit shqiptar përgjegjës. Është i mundur gjithashtu fuqizimi apo /ose përmirësimi i një shërbimi që është duke u ofruar nga Institucionet publike

Po, çdo partner i përzgjedhshëm mund të jetë partner maksimumi në dy Projekt Propozime për të njëjtën Thirrje për Propozime

Duke iu referuar përkufizimeveve që përdoren nga Insitucionet Europiane (BE) “outcomes” përfaqësojnë rezultatet (efektet) e paprekshme, ndërsa “outputs” janë rezultatet e prekshme. “Outcomes” përfaqësojnë rezultatet e arritura menjëherë pas përfundimit të çdo aktiviteti (p.sh. kurse trajnimi të përfunduara, personel i trajnuar, sigurimi i asistencës teknike, ndërtime të përfunduara, produkte të blera,etj). Supozohet që aktiviteti duhet të përfundohet ashtu sikurse është parashikuar dhe që “outputs” të realizuar më parë sesa “outcomes” të mund të verifikohen (si efekte/impakte mbi popullsinë së cilë i referohet). Të dy duhet të vlerësohen mbi bazën e indikatorëve të matshëm

Përfituesit janë institucionet dhe/ose organet publike shqiptare përfshirë këtu edhe ato të qeverisjes lokale apo qëndrat e shërbimimeve (p.sh ato të shërbimit social, ato shëndetësore, shkollat, etj) komunitetet lokale që do të përfitojnë nga finacimi IADSA. “Target groups” janë subjektet dhe/ose grupet e popullsisë mbi të cilët projekti do të ketë një impakt të drejtëpërdrejtë nën këndvështimin e përmirësimit te kushteve të jetës. Janë përfitues jo të drejtëpërdrejtë të gjitha ato subjekte dhe/ose institucione/organizata që nuk përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë në projekt por që nga realizimi tij do të kenë gjithësesi përfitime

Jo, IADSA mund të financojë vetëm grante “una tantum” (matching grants) të finalizuar të kontribuojnë në arritjen e objektivave dhe që janë subjekt monitorimi për përdorimin efikas dhe eficient të tyre nga target groups

Jo, IADSA mundet që ta financojë edhe tërësisht koston totale të një projekti të pranueshëm të propozuar (100%) edhe pse Komiteti i Menaxhimit i IADSA-s inkurajon ndarjen e kostove të projektit nga Aplikanti ose partnerët e tij (shih Udhëzimet e Thirrjes për Propozime). Rrjedhimisht, një bashkëfinancimim i mundshëm do të vlerësohet pozitivisht sikurse është përcaktuar edhe në tabelën vlerësuese të Udhëzimeve tëThirrjes për Propozime (Seksioni 2 (Përshtashmëria e Projektit, tek Udhëzimet). Bashkëfinancimi mund të jetë edhe në formën e kontributit në natyrë i përcaktuar tek Udhëzimet

Në aneksin D, kostot relative për secilin aktivitet specifik duhet te jenë të detajuara dhe të listuara në kapitullin 4 të bilancit, “Aktivitetet e projektit”. Çdo aktivitet duhet të parashikojë zërat e ndarë të shpenzimeve sipas nevojave të vetë aktivitetit. Ndërsa burimet njerëzore dhe shpenzimet e lidhura me to si dhe për paisjet e nevojshme për më shumë aktivitete dhe që gjithësesi do të jenë në funksion të realizimit të projektit do të duhet të përcaktohen në kapitujt e bilancit nga 1 deri në 3 dhe 5

Në “overhead costs” mund të përfshihen si shpenzimet e personelit të punësuar posaçërisht nga partnerët për monitorimin e projektit të propozuar por edhe ato që janë të nevojshme për të siguruar një partnership efikas përgjate gjithë kohëzgjatjes së tij. Pagat nuk duhet ti tejkalojnë ato që partnerët normalisht paguajnë për personelin e tyre dhe mund të përfshihen në “overheads” edhe si përqindje mbi bazën e ngarkesës efektive të punës së zhvilluar nga ky personel në lidhje me projektin. Sikurse përcaktohet në paragrafin 3.1.4 “Eligible indirect costs (overheads)” e “Guidelines of 4th Call for Proposals”, këto shpenzime nuk duhet të jenë më shumë se 5% i kostos totale të pranueshme dhe mund të parashikohen vetëm për aktivitete të realizueshme nga partnerë që nuk janë Institucione Publike Shqiptare. Shpenzimet e përfshira në “overheads” duhet gjithashtu të kontabilizohen dhe të justifikohen me faturat origjinale.

Formulari i aplikimit “Grant Application Form” dhe Anekset e tij duhet të plotësohen në anglisht. Duhet të paraqiten në tre kopje, një në origjinal dhe dy kopje të tjera. Të jenë në format A4 dhe të lidhura. Dokumentat që duhet të dorëzoje Aplikanti (të listuara në Aneksin G) dhe Partneri/ët (të listuara në Aneksin H) mund të bashkëngjiten në gjuhën përkatëse. Formulari “Grant Application Form”, Buxheti, dhe Plani i Veprimit pasi të plotësohen duhet të paraqiten edhe në format elektronik (në CD-Rom).

Aplikimet e plotësuara të “Grant Application Form” bashkë me Anekset e kërkuara duhet të mbërrijnë pranë Zyrave të TSU-së në Tiranë brënda datës 21 Nëntor 2016 ora 12.00 (mesditë). Aplikimet jo të plota ose qe do të mbërrijnë me vonesë do të përjashtohen në mënyrë automatike. Jeni të lutur të kontrolloni përmbajtjen e paragrafëve 3.2.2 dhe 3.2.3 të “Guidelines of the Call for Proposals”.