Skrapar

DevOPS - Developing Opportunities for the Promotion of Skrapar: Rural Economic Growth and Job Creation

https://bashkiaskrapar.gov.al/ 

*Pas Reformës territoriale Bashkia Çorovodë mban emërtimin Bashkia Skrapar. Komunat partnere të projektit u përfshinë në Bashkinë Skrapar (Ligji 115/2014). Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes gjithashtu, është ristrukturuar në vitin 2017.

Fondi i financuar - 49.963.700 Lek (ose 356.145,84 Euro)

Objektivi i përgjithshëm:

Të kontribuojë në krijimin e vendeve të reja të punës në zonë dhe të diversifikojë ekonominë bujqësore si ekonomi mbizotëruese përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe atij të aventurës

Aktivitetet kryesore të projektit:

- Realizimi i infrastrukturës rurale të qëndrueshme dhe mjedisore të nevojshme për turizmin e aventurës dhe vlerësimin e territorit  në lumin Osum   për të promovuar aktivitetet e rafting, trekking, pistave për biçikleta etj)

- Realizimi i sinjalistikës për promovimin e aktiviteteve dhe vendeve turistike;

- Krijimi i një brandi lokal dhe hapja e një faqe interneti për promovimin e turizmit (http://www.visitskrapar.com/home)

- Trajnim për të rinjtë dhe gratë në kushte të vështira për vlerësimin e prodhimit lokal dhe për përvetësimin e aftësive të reja profesionale në   fushën e mikpritjes dhe promovimit të turizmit;

 - Krijimi i një enti të ri publik-privat vendas për promovimin e turizmit përmes qasjes LEADER.

Foto
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
18
Partnerët
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
Komuna Bogovë, Qarku Berat
Komuna Çepan, Qarku Berat
Komuna Qendër-Skrapar, Qarku Berat